Mjeku i urgjencës në QSUT, Dritan Koçiaj, ngriti në “Open” problematikën se pacientët qëndrojnë për minuta të tëra në ambulanca, e nuk sistemohen menjëherë në ambientet e spitaleve.
Ai tha se kjo gjë është kthyer në një gjë sistematike. Ndërsa Skënder Brataj, drejtori i QSUT-së, tha se kjo gjë ka ndodhur pasi shtretërit duhen kohë të vendosen në dispozicion për pacientët, pasi ata paraqiten në gjendje kritike. Po ashtu shtoi se trajtimi pacientëve të ndodhur në ambulanca, ka qenë i njëjtë si në ambientet spitalore.
Dritan Koçiaj: Jam mjek i urgjencës në QSUT, në orën 3:30 është shkruar statusi, në 7 kam ndërruar shërbim. Përgjithësisht nuk ka ndodhur shpesh, gjatë periudhës nga mesi i tetorit në momentet që po flasim ka pasur raste, kryesisht para covid19, ndërkohë që situata ka qenë plotësisht e qetë, pritet nuk kanë ndodhur 30 min apo 40 min. Nuk ishte çështje irritimi se ne atë punë kemi shërbim do japim, në momentin që po qëndronim me orë të tëra se kemi qenë 6-7 ambulanca me pacientë. Ka pacientë covid dhe jo covid sepse kemi edhe problematika të tjera, në momentin që autoambulancat qëndronin të bllokuara. Në këtë moment dikush tjetër që kërkonte ndihmë për njërën apo tjetrën arsye. Ishte një defekt i sistemit referues, në ccovid 2 apo covid1. Në momentin që ti s’ke vende do ngelësh me pacientin në makinë. Sistemi duhet të zgjidhë situatën.
Skënder Brataj: Unë kam qëndruar nga gjysmë ore dhe orë të tëra do të ketë. Veç pritjes, pacienti dua të falënderoj doktor Koçiaj. Sistemin e njeh, por mënyra e menaxhimit. Po ka pasur por pacienti ka qenë në ambulancë pranë spitalit. Është normale. Ka raste që veç Tiranës vijnë dhe rrethet, shtyhet numri. Ka momenti i fluksit i thirrjeve, ka orë të caktuara që ka më shumë. Të gjitha këto janë vlerësuar dhe ka pasur pritje. Ne kemi shtuar deri në 4 ekipet e reja. Ka një rezervë në lidhje me ato që pret dhe atyre që do të vijnë. Sa vende ka të lira, për sa lirohen, janë pacientë kritikë ato që vijnë. Kur e ke të mbushur edhe personeli ka nevojë për kohën e vet. Pacienti trajtohet njësoj sikur është në shtrat. Referimi që tha doktor Dritani është ky. Tirana u bë me periudha një muaj Infektivi, një muaj Sanatoriumi. Ka vështirësi Sanatoriumi, sepse kanë ardhur edhe nga rrethet. Çdo gjë po koordinohet, jemi në pandemi do të ketë pike e normalitet.
Dritan Koçiaj: Unë jam dakord duhet të jemi të gjithë bashkë për ta përballuar, atë natë diku çedoi. Unë isha në orën tetë me një pacient për ta pozicionuar, pas atij pacienti ka pasur bllokim, nuk po pranohej asnjë, nuk ka pasur fluks gjigant. Fluksi ka qenë maksimumi 15 mjete. 15 pacientë nuk është një numër për të bërë bubu.
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...