Mjeku i Spitalit të Infektivit në QSUT, Tritan Kalo deklaroi se shumë shpejt të tjerë pacientë të prekur nga koronavirusi do të lënë spitalin infektiv pasi do të jenë shëruar.
Lajmin mjeku e përcolli në emisionin Kjo Javë, duke shtuar se shumë pacientë kanë ecur mirë dhe kanë rikuperuar. Kalo foli gjithashtu dhe për rastet që kanë paraqitur komplikacione.
“Do dalim shumë së shpejti, dhe të tjerët nuk kanë plotësuar Akoma atë kursin 10 ditor të trajtimit. Një pjesë e tyre janë në gjendje të mirë klinike. Jo të gjithë ata që kanë ardhur në spital kanë ecuri të mirë. Katër prej tyre janë në terapi intensive. Janë rëndë, por shpresojmë që të kemi maksimumin e dobishmërisë në trajtimin e tyre.
Vetëm një në gjashtë të infektuar kanë të detyrueshme spitalin, për shkak të temperaturës, kollës, frymëmarrjes, pjesa tjetër trajtohen në shtëpi. Tani preken të gjithë, se është krijuar koncepti i gabuar sikur preken vetëm të moshuarit dhe të sëmurët kronikë”, u shpreh Kalo.
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...
Ismajli injoron pyetjen për merkaton, thotë se ndaj Ukrainës...