Në mesin e një debati mbi përdorimin apo të jo të maskave në masë të gjerë nga popullata për mbrojtjen nga COVID 19, Prof. Genc Sulçebe, imunolog, thotë se në të gjitha rrethanat është më mirë të jemi me të sesa pa të.
I ftuar në emisionin “Tempora” në Rtv Ora, Sulçebe nënvizon rendësinë e përdorimit të maskës dhe kohën e mbajtjes së saj.
Sulçebe: Ka disa diskordanca mendimesh. Qëndrimi zyrtar deri sot ka qenë se maskë duhet të mbajë ai që është infektuar ose dyshon se është infektuar dhe ai që merret apo është në afërsi të një personi që është i infektuar apo dyshohet se është infektuar. Nuk rekomandohet të mbahet nga persona që nuk kanë dyshime infeksioni dhe janë në largësi mbi 2 metër. Kam lexuar komunikime të tjera edhe nga autoritetet shkencore kineze që thonë se maska mbron. Sidoqoftë është më mirë me maskë sesa pa maskë. Edhe nëse jemi larg mbron. Me maskë mbrohemi dhe nga doza të vogla virusi që mund ti kemi kudo. Por ka një problem, maska duhet ditur si mbahet. Nëse ne prekim me dorë maskën nga ana e jashtme ne marrim virusin në dorë. Me atë mund të kontaminohemi më keq. Duhet mbajtur me kujdes, mirë është të mbahet dhe në ambjente të jashtme, të mbulojnë hundën dhe gojën dhe të mos ripërdoren. Maskat kirurgjikale i kanë një afat prej 4-5 orë, nuk mund të ripërdoren më se bëhen të pabesueshme.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...