Dr. Flutura Dede sjell me vete të gjitha parakushtet dhe kualifikimet që nevojiten për një maternitet me nivel të lartë mjekësor dhe me renome mbi regjionale, çfarë është ai i spitalit “Stilling”
Ajo lexon shumë, udhëton me dëshirë, jeton prej pothuaj tridhjetë vitesh në Siegen. Fjala është për Dr. Flutura Deden, gruan e cila vihet në krye të maternitetit të spitalit “Jung-Stilling” në Siegen, shkruan wr.de.
Mjekja shqiptare kështu po i zë vendin drejtorit të deritashëm Dr. Bernd Gerresheim, i cili po shpërngulet në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Dr. Dede sjell me vete të gjitha parakushtet dhe kualifikimet që nevojiten për një maternitet me nivel të lartë mjekësor dhe me renome mbi regjionale, çfarë është ai i spitalit “Stilling”.
E lindur në vitin 1966 në Tiranë, Shqipëri, Flutura ka studiuar atje mjekësinë dhe ka punuar si ndihmësmjeke, para se, në fillim të viteve `90, për shkaqe profesionale, së bashku me të shoqin të vinte në Gjermani, gjegjësisht në Siegen, përcjell albinfo.ch. Ky qytet u bë streha e saj e re, këtu ajo mori dhe nënshtetësinë gjermane.
Pjesë nga kualifikimi që ajo kishte sjellë me vete dhe që nuk njihej në Gjermani, ajo i ka kompensuar në Fakultetin e Mjekësisë në Marburg. Ndërsa njohjen e profesionit të mjekes në Gjermani, Dr. Flutura Dede e ka marrë në vitin 2001.
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...