Mjekja e “infektuar” polemikë me Binon: Diagnoza u vu me skaner, zinxhiri i kontakteve nuk funksionoi

21:24 | 21 Gusht 2020
Arbresh.info

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive Silva Bino me anë të një statusi në facebook, ka shpjeguar se hetimi dhe gjurmimi, analiza e thelluar që tregojnë rrugët e transmetimit, dhe si është niveli i atakut të sëmundjes sars-cov-2 dhe Covid-19, kërkon një sy të stërvitur për t’i identifikuar.

“Këtu kemi të bëjmë me një sëmundje djallëzore pa shenja tipike specifike ku humbja e shijes dhe nuhatjes është një karakteristikë apo një sy i stërvitur mirë, njeh radiologjitë përkatëse”, shkruan Bino ndërsa thekson se testimi luan një rol të rëndësishëm për ti shërbyer përherë qëllimit final, atë të marrjes së menjëhershme të masave të kontrollit.

Bino thotë se për sa i përket testimit administrativ ai kryhet për arsye depistimi, dhe ky i fundit kryhet në situata të caktuara të sëmundjeve infektive.

“Pikërisht depistimi është i nevojshëm, dhe në këtë depistim ne kemi shumë grupe; si punonjësit që shërbejnë në qendrat e kujdesit afatgjatë, persona që i nënshtrohen dializës, shërbime të tjera, si dhe udhëtarë. Të gjithë të parët testohen në struktura shtetërore ndërsa të fundit në private.

Ligji i shkruar nuk ka marrë parasysh këtë situatë dhe nuk ka parashikuar diçka të tillë e cila mund të rishikohet në të ardhmen së bashku me aspekte të tjera që u bën të qarta gjatë kësaj pandemie”, sqaron Bino teksa përmbyll statusin e saj me këshillën që me shenjën e parë të kësaj sëmundje, duhet vetëizolim dhe të njoftohen strukturat shëndetësore.

Por në fakt në komentet e këtij statusi të Binos bie në sy ajo çfarë ka shkruar mjekja Teuta Pipa e cila ka shkaktuar polemikë me Binon.

Pipa duke kundërshtuar Binon, thotë se në rastin e saj diagnoza u vendos pas bërjes së skanerit dhe se zinxhiri i hetimit dhe gjurmimit në rastin e saj nuk funksionoi, edhe pse ajo ishte mjeke.

Pipa shkruan se zinxhiri i raportimit në strukturat përkatëse duhet të rregullohej me ligjin e sëmundjeve infektive dhe të bëhej lidhja më e strukturat shtetërore dhe private për raportimin e çdo rasti.

Më tej ajo shkruan se çdo rast që trajtohet për pneumoni e klasifikuar Covid, edhe me tampon negativ, duhet të raportohet e të ndiqet nga institucionet përkatëse që sipas saj kjo gjë nuk ndodh.

Mjekja komenton se për ndërgjegjësimin e popullatës nga ana e strukturave shëndetësore po bëhet shumë pak.

“Ne ekperiencen time personale e familjareve pas meje diagnoza u vu me skaner sipas klasifikimit te CORADS 5 dhe zinxiri i hetimit e gjurmimit pavaresish profesionit tim nuk funksionoi ! Kam punuar ne poliklinike dhe shendet publik ne shkolla dhe e kemi pasur me detyrim qe nuk guxonte njeri to shkelte raportimin edhe te nje diareje 1 dirore !

Zinxhiri i raportimit ne stukturat perkatese duhet te rregullohej me ligjin e semundjeve infektive dhe te behej lidhja me strukturat shteterore e private per raportimin e cdo rasti !

E shkruajta rastin tim per te sherbuer ne menyre konstuktive per kete hallke qe eshte e rendesishme per shume arsye qe ne si mjeke i njohim i dime edhe shkeljet qe bejne njerezit e painformuar dhe pasojat per komunitetin !

Ne situate PANDEMIE dhe me kete lloj Virisi zinxhiri i keputur eshte me pasoja jetike I!! Te falenderoj per statusin Prof Silva ku munda te shkruaj keto rrjeshta per kete ceshtje !

Tjeter ; Kam shkruar here pas here edhe ne komentet e miqve te tjere dhe te autoritetit te Minisrtise qe per , rregullat e higjenes veteizolimin etj ne konsideraten time modeste eshe bere dhe behet pak per ndergjegjesimin e njerezve !!!

Behet me forma te pershtateshme per grupet e ndyshme te popullates tone , jo vetem me thirrje e postera , qe duket qe nuk ka patur suksesin e pritur ! Perqafoj Teuta !”, shkruan mjekja./abcnews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme