Sipas mjekut infeksionit Tritan Kalo gati 95 përqind e infeksioneve urinare shkaktohen nga bakteri Echerichia Colli. Top Channel një ditë më parë tregoi se disa lloje uji të ambalazhuar rezultoi i prekur nga bakteret “echerichia colli” dhe “entorococcu”.
Konsumatori vendas refuzon uji e rubinetit me idenë se uji i ambalazhuar është më cilësorë. Ndërkohë në gotën e tij mund të ketë ujë me infeksione qe vijnë nga fekalet. Këto produkte që dolën të infektuara rezultojnë te jene te licencuar nga ministria e bujqësisë dhe te kontrolluar nga autoriteti kombëtarë i ushqimit.
“Escherichia Colli dhe entorococcu janë dy mikroorganizma që ndeshen shpesh në patologjitë mjekësore. I pari escherichia colli është shkaktar në 75-95% i infeksioneve urinare. Ndërsa entorococuu së bashku me escherichia collin mund të izolohen dhe në patologji të tjera që kanë të bëjnë me tubin tretës. Sikundër janë helmimet ushqimore, gastrohenteritet ose infeksione që janë më të gjeneralizuara që prekin tubin tretës dhe dalin në qarkullimin e gjakut të këtyre mikroorganizmave duke dhënë gjendje të infeksioneve të gjeneralizuara që njihen me termin sepsis me prekje të vëcantë në aparatin urinar pranë në veshka”, u shpreh mjeku infeksionist, Tritan Kalo.
Minimalisht një individ në ditë konsumon 1 litër e gjysmë ujë, nëse ai pinë ujin e ambalazhuar me fekale atëherë pasojat për shëndetin e tij mund të jenë shumë serioze.
“Prandaj duhet bërë kujdes me e.colli O 157/7 që mund të japi një sindromë shumë të thellë shumë të keqe mund të jetë dhe vdekjeprurës që quhet sindromi emolitik uremik”, deklaroi Kalo.
Edhe pse shqiptarët paguajnë faturën e ujit, jo gjithmonë uji në rubinet është i pijshëm për këtë arsye ata i drejtohen ujit të ambalazhuar. Sipas analizave të gjashtë llojeve të ujit të ambalazhuar që u bënë me kërkesën tonë nga laboratori shtetëror në Institutin e Shëndetit Publik, tre prej tyre rezultuan më baktere të dëmshme që gjenden në ujërat e kanaleve./Gazeta Shqip/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...