Google ADS

Mjekët në Laç kërkojnë ndërtimin e një spitali në vend të urgjencës së improvizuar

13:00 | 5 Mars 2020
Arbresh.info

Nga janari deri më tani në urgjencën e improvizuar në Laç janë paraqitur 5100 raste.

Të gjitha pajisjet dhe personeli mjekësor tashme janë vendosur në një qendër bamirësie për t’u ardhur në ndihmë banorëve të Laçit.

Shefi i Urgjencës, Agron Lala tregon se deri më tani kanë përballuar një fluks mjaft të lartë rastesh urgjente duke qenë se dhe virozat gjatë kësaj kohe kanë qenë më agresive, ndërsa sa i takon shërbimit spitalor, pacientët janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhë.

Nevoja për një spital është e madhe në Laç, ndaj kërkohet sa më parë prishja e godinës ekzistuese dhe nisja e punimeve për spitalin e ri. Banorët e Laçit do të vijojnë të marrin shërbim në këtë urgjencë, e cila është vendosur në qendrën e bamirësisë./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme