Google ADS

Mjekët gjinekolog japin alarmin e infertilitetit, të prekur 13% e çifteve të reja

19:57 | 5 Gusht 2017
Arbresh.info

Mjekët gjinekolog japin alarmin se infertiliteti po shënon rritje nga viti në vit. Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta, rreth 13% e çifteve të reja në vend nuk mund të sjellin në jetë një fëmijë si pasojë e infertilitetit. Mjeket rendisin një sërë shkaqesh, ku peshën më të madhe e zënë infeksionet e patrajtuara.

“Rreth 75% e grave dhe vajzave ndeshen njëherë në jetën e tyre nga një infeksion gjinekologjik. Si rezultat i këtyre infeksioneve të patrajtuara mirë, si rezultat i rritjes së moshës së shtatzanisë pasi femrat duan të mendojnë njëherë për karieren pastaj për fëmijë, si rezultat edhe i faktorëve të ambientit, të një ambienti jo të pastër, ulet edhe përqindja e spermogramës. Rreth 20% për arsye mashkullore, 40-50% të femrave ndërsa pjesa tjetër është për arsye të përziera femër dhe mashkull”.

Sipas mjekëve, higjena jo e mirë shpesh bëhet shkak për infeksione. Sipas tyre periudha e verës, si pasojë e frekuentimit të plazheve dhe pishinave shton rastet e infeksioneve tek femrat. TV KLAN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme