Infermieri Frrok Bardhi ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka bërë me dije se në çantat e urgjencave në Tiranë mungojnë medikamente të rëndësishme.
Po ashtu ai në postimin e tij shkruar se ata që janë duke drejtuar institucionet shtetërore kanë ardhur në pushtet vetëm për mos të dhënë llogari për dëmet që bëjnë.
Ndër të tjera në mesazhin e tij ai thotë se një mjek i thjeshtë, por edhe një infermier e di shumë mirë se çfarë mund të ndodhë me jetën e një qytetari kur medikamentet e duhura nuk janë në çantë.
Gjithashtu në mesazhin e tij se çdo qytetar duhet të kërkoj hollësi për mjekimet dhe shërbimet që u jepen.
Por në mesazhin e tij, ai ngre edhe pyetjen se kush mban përgjegjësi dhe se kush është fajtor për këtë gjë.
Mesazhi i plotë:
Mirmbrema JOQ Albania. Kam denoncuar tek Platforma juaj e nderuar edhe here tjeter,per mungesen e disa medikamenteve ne Cantat e Urgjencave ne Tirane por edhe me gjere ne vend. Me sa duket keta qe kur kane erdhur ne drejtim te institucioneve te shtetit,kane ardhur per mos te dhen llogari per demet qe bejne. Sonte i bej me dije te gjithe Opininit Shqiptar qe e meriton informimin dhe sakrificen,se ne Cantat e Urgjencave mungojne disa medikamete baze dhe te cilat jane jete shpetuese. Lista e medikamenteve qe shikoni ne foto,eshte e dates 10-04-2008,qe atehere 11 vite me pare dhe deri sot nuk ka pasur ne Urgjence Protokoll mjekimi,si dhe nga kjo liste ilacesh,kane munguar dhe mungojne keto ilace,…..1)Luminal,2) Papaverin,3)Nacl 10 ml,4)Eufilin, 5)Coffein,6)Klorpromazin,7)Ca Bromat,8)Ca Klorat,9)Ca Glugonat,10)Lanatosid c,11)Apotel(paracetamol),12)Vitamin K. 13)Aspirina. Ne grupin e Urgjences paraspitalire te Senatoriumit. Ne Urgjence Praspitalore te Traumes,mungon 1)Morfina,2) Ca Bromat,3)Ca Glukonat, 4)Vitamina K,5)Klorpromazina.5)Aspirina Ne Urgjenca paraspitalore Nena Treza,mungonje nje pjese e ketyre te lartepermendurat si dhe Trinitrina.Te tre keto pjese te shperndara ne 3 spitalet,qellimshem per ta demtuar kete sherbim ,qe me vone te nxjerrin pretekstin se nuk funksionon,dhe si pasoj do e japim me PPP,keto te tre pjese kane qe si nje e tere qe nga krijimi i saj si Urgjenca Mjeksore e Tiranes. Lindin disa pyetje? a) Pse nuk ka akoma Protokoll Mjekim,ne Sherbimin e Urgjencave paraspitalore. b) Si mundet te levizin Infermieret e Urgjencave pa pasur medikamentet baze dhe jete shpetuese ne Cantat e tyre? c) A ka dijeni Ministria e Shendetesie ,dhe c’fare masash jane marre? d) Pse akoma mbahen ne drejtim te Urgjencave njerez partiak,dhe deshtak,dhe nese rrezikohet serizisht jeta e nje qytetari,kush mban pegjegjesi? Nje mjek i thjesht ,apo nje Infermier e kupton se c’fare ndodhe me jeten e nje qytetari kur ka nevoje per keto medikamenet,dhe ato nuk jane ne Cante!! Ky eshet rrealiteti! Dua ti bej thirrje cdo qytetari te kerkoj hollesi per mjekimn dhe sherbimin qe i jepen,kur para tyer paraqiten ekipet mjeksore,dhe ne cdo rast te memorizojne medikamentet qe injektohen ne trupin e tyre. Ky eshte sherbimi i Urgjencave ne Tirane,lere me pastaj ne qytete,dhe provinca. Infermieri Frrok Bardhi nje qytetar i lire Shqiptar,i cili do te informoje pjesen e popullit qe beson dhe meriton nje sherbim shendetsor me te mire. Deri kur ,nuk do te kete Protokoll ne Urgjencat? Deri kur do te mungojne medikamnete jeteshpetuse ne Cantat e Urgjencave ne Shqiperi? A ka fajtore per kete gjendje??’’
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...