Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është takuar me homologun shqiptar Edi Rama në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus të diskutimeve ka qenë vetoja greke ndaj Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në bllokun Evropian.
Mitsotakis i ka përsëritur Ramës se “Athina nuk do të mbështesë hapat e tjera të procesit të anëtarësimit nëse nuk është zgjidhur më parë çështja e betimit të Belerit”.
Më herët, në një artikull në vigjilje të Samitit, gazeta greke Kathimerini paralajmëroi se Athina po përpiqet të përdorë njërin prej mekanizmave më të rëndësishëm në vendimmarrjen e bllokut, të drejtën e vetos që ka çdo vendi anëtar, për t’i bërë presion Shqipërisë lidhur me rastin e Belerit.
Por, kërcënimi grek për pengim të avancimit në bisedimet e anëtarësimit ka marrë deri tani një përgjigje të prerë si nga kancelari gjerman Olaf Scholz, ashtu edhe nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, të cilët bën të qartë se mosmarrëveshje të tilla duhet të zgjidhen mes dy palëve dhe se sundimi i ligjit, duhet zbatuar.
Megjithatë, Mitsotakis ka insistuar në takimin me Ramën se çështja Beleri nuk është çështje dypalëshe por çështje europiane.
“Çështja e marrjes së detyrës nga kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë nuk është çështje dypalëshe por çështje europiane, ku shteti i së drejtës është shtylla kurrizore e vendeve që duan të aderojnë në BE”- ka thënë ai.
Sipas Kathimerinit, Greqia i ka dorëzuar tashmë një deklaratë me shkrim, e cila shoqëronte letrën e Këshillit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë e ku vendosej si kusht betimi i Fredi Belerit, gjykimi i drejtë dhe respektimi i prezumimit të pafajësisë. Pala greke, vazhdon shkrimi, do të konsultohet përpara fillimit të Samitit mbi formulimin final lidhur me konkluzionet përfundimtare për Shqipërinë.
Në një moment të caktuar, Athina i kishte propozuar Komisionit Evropian që, nëse dëshironte, mund të jepte edhe pëlqimin për shkëputjen e dy kandidaturave, pasi Greqia nuk ka asnjë problem me Maqedoninë e Veriut, e cila duket se përmbush në mënyrë më efektive kriteret që lidhen me sundimin e ligjit. Është absolutisht e qartë se ky zhvillim krijon një front për Athinën, teksa disa vende të BE-së por edhe SHBA e konsiderojnë progresin e Shqipërisë si një “histori suksesi”. Ajo po merr një mbështetje shumë të rëndësishme nga Gjermania, ndërsa presidenca spanjolle e BE-së duket se ka premtuar në Tiranë se problemet me Greqinë do të kapërcehen. Athina megjithatë, kujton se procesi i pranimit për çdo anëtar të mundshëm është transnacional”, nënvizohet në artikull./tch
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...