Detaje të reja janë zbuluar nga mediat greke në lidhje me zhdukjen e një 19-vjeçareje, me origjinë shqiptare në Greqi, të quajtur, Artemis Vasili.
Në një emision televiziv “Dritë në fund të tunelit”, është zbuluar se dikush ka fshirë disa të dhëna nga celulari i vajzës duke u munduar të fshihte të vërtetën. Vassilis Georgopoulos, një agjent privat i Kriminalistikës Elektronike, hetoi për të zbuluar vendndodhjen e saktë të celularit të vajzës, por ka mësuar se dikush kishte fshirë të dhënat.
“Familja, me iniciativën e saj, më autorizoi të hetojë dy adresat e postës elektronike dhe një tabletë të përdorur nga Artemis, në mënyrë që të gjej gjurmët e saj më të fundit elektronike. Vajza e kishte lidhur celularin me gmail-in e saj . Në hetimin tim, unë zbulova se dikush fshiu të gjitha gjurmët elektronike nga llogaria e saj , duke fshirë të dhëna nga telefoni i saj celular që ishin gjithashtu të dobishme për kërkimin,” tha hetuesi privat.
I pyetur nëse të dhënat mund të rikuperohen, Vassilis Georgopoulos u përgjigj: “Procedurat duhet të fillojnë menjëherë nga autoriteti kompetent i policisë, sepse kanë kaluar 5 muaj që nga zhdukja dhe në 6 prej këtyre dosjeve po fshihen.”/abcnews.al
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...