Google ADS

Mister mbi ekzekutimin e efektivit të FNSH në Lezhë

07:31 | 5 Dhjetor 2020
A. B.

Policia ka dhënë informacion paraprak në lidhje me vdekjen e policit Xhulio Kola, mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Gajush në Lezhë.

26 vjecari u gjet i pajete teksa makina e tij kishte dale jashte rruge ne aksin Lezhe-Milot.

Policia nuk specifikon nese Kola eshte ekzekutuar apo i ka dhene fund jetes, por konfirmohet se ai ka humbur jeten nga plaget e nje arme zjarri.

Mirepo fakti qe uniformat blu sqaruan se jane ngritur pika kontrolli per kapjen e autoreve, tregon se kemi te bejme me nje ekzekutim.

Xhulio Kola mesohet se jetonte ne Tirane dhe ishte pjese e Forcave te Nderhyrjes se Shpejte ne Shkoder.

Me poshte njoftimi i policise mbi kete ngjarje te rende.

Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkwagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën.

Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme