“Misioni ynë diplomatik në Bruksel hap dyert”, Rama: Kush ka pasionin patriotik të aplikojë

17:15 | 27 Nëntor 2024
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë, që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e misionit diplomatik në Bruksel.

Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë shqiptare fton që të kontribuojnë në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“MISIONI YNË DIPLOMATIK NË BRUKSEL HAP DYERT për çdo shqiptar e shqiptare, brenda apo jashtë vendit, që ka pasionin patriotik, ambicien profesionale dhe aftësinë për t’u bërë pjesë e #TeamALBANIA në kryeqytetin e Europës, e për të kontribuar atje në anëtarësimin e SHQIPËRISË2030 në Bashkimin Europian APLIKONI dhe KONKURONI”, ka shkruar Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme