Mishi i gjësë së gjallë nga Shqipëria si dhe produktet e tjera me origjinë shtazore, janë të ndaluara të eksportohet në vendet e BE pasi ato cilësohen si të pasigurta dhe jo cilësore.
Veterineri Ervin Resuli, thotë se në Shqipërisë fermat janë të paregjistruar për pasojë ne nuk e dime se me çfarë medikamentesh kurohet gjëja e gjallë:
“Në qoftë se ne themi që kemi probleme institucionale normalisht që është i gjithë zinxhiri duke filluar që nga regjistri i fermave, përdorimi antibiotikëve për mënyrën e përdorimit dhe kohën e pezullimit, qarkullimi i dozave të rrezikshme për shëndetin e njeriut. produktet tona me origjinë shtazore nuk certifikohen nga autoritet e ndryshme jashtë territorit Shqiptarë, ose nuk njihen që të na japin ligjshmëri për t’i eksportuar”.
Por, çfarë nuk respektojnë fermerët?
“Në Shqipëri qarkullojnë medikamente që kanë origjinë të ndryshme që nga Kili dhe Kina e deri tek vendet e largëta, këto medikamente nuk kanë lëndën aktive që përshkruhet në etikë, praktikisht nuk dihet se më çfarë mjekohet gjëja e gjallë”, shpjegon Resuli.
Mungesa e regjistrimit të fermave si dhe përdorimi i ilaçeve kontrabandë këto dy arsye nuk janë të vetmet që mbajnë prodhimet me origjinë shtazore larg eksporteve, sipas Resulit për të garantuar sigurinë ushqimore çdo rajon duhet të ketë laborator analizash.
“Duke pasur laboratorët rajonalë jashtë funksionit për sa i përket mostrave apo analizave të ndryshme të bëra në mënyrë të vazhduar, pra ne jemi përballë një situate që nuk e dimë nëse fermerët tanë prodhojnë ose jo shëndetshëm”, thotë veterineri.
Mungesa e regjistrimit të fermave bën që tryeza e konsumatorit shqiptarë të shtrohet me ushqime të pasigurta./tch/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...