Një sasi droge, e llojit kokainë është kapur këtë mbrëmje në portin e Durrësit, në brendësi të një kontenieri me mish pule.
Droga është gjetur në kontenierin që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut. Nuk dihet nëse sasia e kokainës është vendosur që në vendin e origjinës apo më vonë mes mishit. Policia njofton se janë gjithsej 40 pako me peshë 45 kg e 500 gramë, të mbështjella me personazhin e Dragon Ball, Gokut.
Nuk ka ende autorë të identifikuar apo arrestuar, ndërkohë që Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin për “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Porti i Durrësit gjatë muajve të fundit është bërë destinacioni i sasive të drogës, që vjen nga kryesisht nga Amerika Qendrore dhe ajo Latine, qoftë me kontenier ashtu edhe me anije. Lënda është gjetur kryesisht mes bananeve, por dhe mallrave të tjerë. Në maj, policia gjeti 59 kg kokainë në anijen Unistream nga Kolumbia, të ngarkuar me qymyr. Për këtë arsye, këto dërgesa quhen me risk të lartë nga ana e policisë prandaj kalojnë në një filtër më të detajuar qoftë nga autoritetet e portit ashtu edhe nga policia kufitare dhe ajo kriminale.
Nisur nga fakti që në portin e Durrësit se paku dy vitet e fundit janë zbuluar vazhdimisht dërgesa me kokainë, autoritetet janë të bindura se porti më i madh në Shqipëri është kthyer në një rrugë kalimi që përdoret nga narkotrafikantët.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësit, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë dhe informacioneve që dispononte Policia Kriminale e DVP Durrës, është ushtruar kontroll i detajuar në një kontenier të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.
Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në të.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”./tch/
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit