Përmes një spektakli fishekzjarresh dhe urimeve të shkëmbyera më parë, shqiptarët i kanë dhënë mirëseardhjen Vitit të Ri 2022.
Mijëra qytetarë u janë drejtuar shesheve qëndrore pas mesnate, për të festuar orët e para të ndërrimit të viteve.
Në Tiranë, festimet në shesh kanë nisur më herët përmes koncertit të organizuar nga Bashkia.
Me receta të fshehura për shëndetin e prostatës tuaj, jini aktive përsëri…
Emrat e njohur si Alban Skënderaj dhe Elvana Gjata kanë qenë protagonistët e një koncerti të nisur që në orën 22:00 në sheshin “Skënderbej”.
Ndërkohë mësohet se qindra forca policore, zjarrfikës dhe mjekë të spitaleve rajonale janë në gadishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e festimeve.
Më herët, zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit bënë apel për shmangien e alkoolit nga drejtuesit e mjeteve.
Në planin e masave për çdo qytet është përfshirë mbajtja nën kontroll e situatës në veçanti në sheshe publike dhe pranë restoranteve të cilat kanë organizuar aktivitete të ndryshme gjatë festës.
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes