Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Shqipërisë është miratuar Vendimi për Rregullat dhe Procedurat e Përzgjedhjes së drejtuesve të Policisë së Shtetit.
Nëpërmjet një reagimi për mediat, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha, e cilëson këtë si një hap thelbësor, që vjen në zbatim të ligjit të ri “Për Policinë e Shtetit”.
Sipas ministrit, ky akt përfaqëson një reformë të rëndësishme, që përmirëson strukturën dhe transparencën e procesit të përzgjedhjes së drejtuesve të policisë, në nivel qendror e vendor, përfshirë zëvendësdrejtorin e përgjithshëm, drejtorët e departamenteve, drejtorët e drejtorive vendore, si dhe shefat e komisariateve.
“Për herë të parë, normohet përmes një procesi konkurrues, duke garantuar që përzgjedhja të bëhet në bazë të meritës, integritetit, profesionalizmit dhe transparencës, për të siguruar një udhëheqje më efektive dhe një Polici më të përgjegjshme përpara qytetarëve tanë. Reforma synon forcimin e besimit të publikut te Policia e Shtetit, si institucioni kryesor për sigurinë publike”, bën të ditur ministri Hoxha.
Ministri i Brendshëm nënvizon më tej se reforma synon gjithashtu rritjen e performancës së saj në garantimin e sigurisë publike dhe luftën kundër krimit.
Hoxha thekson se përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të qarta për aftësitë drejtuese dhe organizative, ndërsa liston edhe objektivat e tyre.
“Krijimin e një procesi të rregullt dhe të standardizuar për përzgjedhjen e drejtuesve; Nxitjen e transparencës dhe objektivitetit; Përcaktimin e kritereve të rrepta për vlerësimin e kandidatëve; Krijimin e komisioneve të për vlerësimin e aplikimeve dhe shqyrtimin e ankesave; Promovimin e meritokracisë dhe konkurrencës së drejtë; Garantimin e shmangies së konfliktit të interesit dhe parandalimin e diskriminimit”, shkruan ministri.
Qeveria dhe Ministria e Brendshme, nënvizon Hoxha, mbeten të angazhuara për të vazhduar reformat e thella në Policinë e Shtetit, duke përmirësuar shërbimet dhe duke garantuar një siguri më të lartë për të gjithë qytetarët./atsh.al
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit