Në mbledhjen e sotme Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin për amnistinë, i cili pritet t’i kalojë tashmë Kuvendit. Ky pr/ligj pritet t’iu japë lirinë rreth 700 të dënuarve.
“Nga amnistia e këtij viti pritet të përfitojnë të gjithë ata meshkuj të dënuar me 2 vite burgim me vendi të formë së prerë deri në 30/9/2019, si dhe femrat dhe të miturit, të cilët janë dënuar me tre vite burgim. Risia e amnistisë të këtij viti është edhe fakti i të përfshirjes së të dënuarve me shërbim prove”, thuhet në pr/ligj.
Ndërkohë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha pak kohë më parë se nga kjo amnisti pritet të përfitojnë rreth 50% e grave të dënuara dhe të miturve.
Nga amnistia nuk përfitojnë të dënuarit me burgim të përjetshëm, ata që janë dënuar për dhunë në familje, krime seksuale apo korrupsion./TCH
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...