Google ADS

Miratohet paketa anti-shpifje, 82 deputetë votojnë pro në Kuvend

19:28 | 18 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Është miratuar në Kuvend paketa anti-shpifje, e cila ka shkaktuar shumë debate ditët e fundit midis gazetarëve dhe mazhorancës socialiste.

82 deputetë dhanë votën e tyre për paketën për të cilën kryeministri Edi Rama thotë se do të luftojë lajmet e rreme dhe shpifjet në median online, ndërsa gazetarët e konsiderojnë kapje dhe kontroll mbi median.

Vetëm 13 deputetë u shprehën kundër kësaj pakete, 5 abstenuan dhe 5 deputetë nuk morën pjesë në votim.

Me paketën e re, Autoriteti i Mediave Audiovizive merr kompetenca për gjobitjen dhe deri në mbylljen e portaleve nëse gjykon se kanë publikuar shpifje apo lajme të rreme. Gazetarët argumentojnë se AMA nuk mund të marrë kompetenca që i takojnë gjykatës.

Tashmë do të jetë Presidenti i Republikës që do të vendosë nëse do e dekretojë ligjin apo do e rikthejë për shqyrtim në Parlament.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme