Miratohet në Kuvend, me 84 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenim buxheti për vitin 2021. Ministria e Shëndetësisë do të ketë buxhetin më të lartë vjetor për vitin që vjen, kjo për shkak të nevojës për përballimin e pandemisë dhe ndryshimeve që u bënë së fundmi.
Qeveria njoftoi në fundjavë një shtesë prej 1.2 miliard lekësh të reja për këtë ministri, me qëllim rimbursimin e barnave për Covid-19, për të gjithë qytetarët që kurohen në kushte shtëpie. Ndërsa sot nga Kuvendi kryeministri deklaroi se është paguar edhe kapari për të marrë vaksinën anti COVID si pjesë e paketës COVAX.
Gjithashtu, një pjesë të parave nga buxheti do të shkojnë dhe për naftëtarët e Ballshit, të cilët javën e kaluar arritën një marrëveshje për mbështetje financiare me kryeministrin Rama.
Ata do të përfitojnë për 12 muaj një pagë mbështetëse prej 40 mijë lekësh të reja neto, si dhe 4 paga nga pagat e prapambetura, ndërsa qeveria do të paguajë të gjitha sigurimet shëndetësore. Vlera totale e këtij fondi për naftëtarët arrin në 560 milion lekë.
Më herët, Buxheti është miratuar nen për nen dhe në tërësi të tij nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave, kurse sot ai u kaloi për shqyrtim deputetëve/ Opinion.al
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...