Projektbuxheti i paraqitur nga qeveria në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2025, është miratuar të martën në mbrëmje në parim me 75 vota pro, 40 kundër.
Ndërsa 22 deputetë të pranishëm në sallë nuk morën pjesë në votim.
Buxheti i vitit 2025, është 2 herë më i lartë se ai i vitit 2013, me një total prej rreth 8.2 miliardë euro. Sipas parashikimeve, rritja ekonomike pritet të jetë 3.9%. Kjo rritje do të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si nga konsumi privat ashtu edhe nga investimet totale në ekonomi. Turizmi po ashtu do ketë një rol të rëndësishëm.
Borxhi Publik pritet të reduktohet nga 55.8% të PBB nga 56.3% dhe një raporti produktiv midis huamarrjes totale neto të buxhetit dhe shpenzimeve kapitale të qeverisë qendrore, duke realizuar një balancë korente pozitive prej 3.6% të PBB-së.
Sipas parashikimeve në buxhet, në fund të vitit 2024 pritet që papunësia të shkojë në nivelin 10.2%, dhe për vitin 2025 parashikimet janë që norma e papunësisë të zbresë në 9.8% të forcës aktive për punë.
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025, parashikohen në masën 754.6 miliardë lekë ose 28.8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 40.6 miliardë lekë më shumë.
Parashikimet e shpenzimeve për vitin 2025 janë parashikuar në masën 822.7 miliardë lekë ose 31.4% e Produktit të Brendshëm Bruto, me një rritje prej 51.4 miliardë lekë, krahasuar me planin e vitit 2024. Investimet publike përgjatë 2025-2027 do të jenë rreth 6.2%, me një përqendrim te ato me rëndësi strategjike, të lidhura me Planin e Rritjes së BE.
Po ashtu, shpenzimet për subvencione janë parashikuar në masën 1.85 miliardë lekë, të fokusuara tek nxitja e punësimit, ujësjellës-kanalizimet, shpenzime për veprimtarinë hekurudhore, etj.
Skema e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2025, parashikohet në masën 192.3 miliardë lekë ose 7.3% e PBB. Investimet publike pritet të jenë në masën 6.2% e PBB ose 161.8 miliardë lekë, duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit, si dhe 4.5 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes me BE. Në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2024, vëllimi i investimeve publike në vitin 2025 parashikohet me rreth 11 miliardë lekë më shumë.
Ndër projektet më të rëndësishme për infrastrukturën rrugore dhe zhvillimin urban janë korridori i 8 nga Elbasan në Lekaj; bajpasi i Elbasanit; zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës arteria me e rëndësishme industriale e vendit; rehabilitimi i rrugës dytësore Tiranë-Ndroq-Plepa; Berat–Ballaban; korridori i 8 nga Elbasan në Qafë Thanë; projektet e nisura në infrastrukturën e ujësjellës-kanalizimeve që kapin vlerën totale prej 11.3 miliardë lekë; projektet e zhvillimit urban të implementuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit të financuara me 17.6 miliardë lekë./rtsh.al/
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...