Google ADS

Miratohet marrëveshja Shqipëri–Itali për pensionet, i kalon Senatit

15:16 | 9 Janar 2025
E.G

Dhoma e ulët e parlamentit italian miratoi me 273 vota pro dhe asnjë kundër ratifikimin dhe zbatimin e marrëveshjes për sigurimet shoqërore ndërmjet Republikës së Italisë dhe Republikës së Shqipërisë.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024 mes ministrave të Jashtëm të dy vendeve, Igli Hasani dhe Antonio Tajani.

Dokumenti rregullon përfitimet e pensioneve, papunësisë, sëmundjeve dhe amësisë së atyre që ushtrojnë ose kanë ushtruar një aktivitet si të punësuar ose të vetëpunësuar në të dy shtetet.

Projektligji tani i kalon Senatit dhe nëse edhe dhoma e lartë e parlamentit e miraton, marrëveshja për sigurimet shoqërore quhet e ratifikuar plotësisht.

Janë rreth 500 mijë shqiptarë që përfitojnë nga marrëveshja me Italinë, si dhe 4 mijë shtetas italianë, që përfitojnë pension në Shqipëri.

Për të marrë pension në Itali duhen 20 vite pune, ndërsa për të përfituar pension në Shqipëri mjaftojnë 15 vite pune./rtsh.al/

Të ngjashme