Qeveria ka miratuar zonat e reja ku do të rindërtohen pas shembjes së banesave nga tërmeti i 26 nëntorit. Në një deklaratë për shtyp, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj prezanti 18 zonat e reja ku do të rindërtohet (9 prej të cilave në Tiranë).
Ahmetaj tha se sot do të hapet edhe gara për modelin e shtëpive që do të rindërtohen, ndërsa theksoi se ato do të jenë me parametra bashkëkohore dhe anti-sizmike. Me mbylljen e garës në datë 6 shkurt, Ahmetaj deklaroi se do të nisë procesi i rindërtimit duke nisur që nga prokurorimi publik (përcaktimi i tenderëve). “Sot që jemi duke folur deri në mbyllje të orarit zyrtar firmoset kontrata për hartimin e modeleve dhe më 6 shkurt do të kemi modelet të cilat njësitë zbatuese, që është Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës menjëherë pas datës 6 shkurt do të nisë një proces i hapur ligjor zbatimi”, u shpreh Ahmetaj.
Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka prezantuar 18 zonat e reja, 9 prej të cilave në Tiranë ku do të rindërtohet pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit, të miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë.
1- Njësia administrative Shijak-FSHZH
2- Kurbin- Do të rindërtohet nga enti kombëtar i Turqisë
3- Thumanë-FSHZH
4- Kurbin- Një zonë tjetër
5- Krujë- Dy zona, njëra në Bubq që ka një dëmtim në territor shumë të madh, tjetra në Fushë Krujë
6- Durrës- Kemi një zonë -FSHZH
7- Vore- një zonë
8- Kavajë-një zonë në qytet
Tiranë- 9 zona të reja
1- 5 maji
2 -Zona e autotraktorëve
3 -Kombinat.
4 -Universiteti Bujqësor i Tiranës,
5 -Baldushk, ku do të bëhet ndërtim kolektiv (restaurim i gjithë zonës)
6 -Ndroq,
7 -Vaqarr
8 -Zall Herr
Bajrami: Me 12 miliardë buxhet, Vetëvendosje s’e ka asnjë pr...
Ndërtimi i shëtitores në Pogradec, Rama: Segmenti rrugor “Tu...
Ismajli në formacionin e muajit në Serie A
Pacolli: Ibrahim Rugova, një lider i vërtetë që udhëhoqi me ...
Mandati i ri i Trumpit dhe lidhjet tregtare me Indinë
Ministri Aliu jep detaje të reja për vilën e Radoiçiqit