Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, ka thënë se procesin zgjedhor, në tërësinë e tij, Kosova e organizon më mirë se Shqipëria.
Duke komentuar zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri, të cilat ai ka deklaruar të jenë fort të rëndësishme për rrugën europiane, ai ka nënvizuar se Shqipëria mund të mësojë nga mënyra si Kosova i bën zgjedhjet.
“Në Kosovë është një atmosferë më e qetë. Një gjuhë më e moderuar e politikanëve. Ndërsa në Shqipëri, klima, temperatura është më e lartë. Është shumë e rëndësishme në Kosovë që kontestimet për procesin zgjedhor kanë qenë pothuaj të pallogaritshme. Klima e përgjithshme ka qenë pozitive. Të gjitha partitë politike, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve njohën procesin dhe rezultatin. Mund të themi që Kosova zhvilloi një proces zgjedhor të mirë. Shqipëria mund të mësojë nga mënyra si i bën zgjedhjet Kosova”, tha Minxhozi për Klan Kosova.
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve