“Mund të themi që Kosova zhvilloi një proces zgjedhor të mirë. Shqipëria mund të mësojë nga mënyra si i bën zgjedhjet Kosova”
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se procesin zgjedhor, në tërësinë e tij, Kosova e organizon më mirë se Shqipëria.
Duke komentuar zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri, të cilat ai ka deklaruar të jenë fort të rëndësishme për rrugën europiane, ai ka nënvizuar se Shqipëria mund të mësojë nga mënyra si Kosova i bën zgjedhjet.
“Në Kosovë është një atmosferë më e qetë. Një gjuhë më e moderuar e politikanëve. Ndërsa në Shqipëri, klima, temperatura është më e lartë. Është shumë e rëndësishme në Kosovë që kontestimet për procesin zgjedhor kanë qenë pothuaj të pallogaritshme. Klima e përgjithshme ka qenë pozitive. Të gjitha partitë politike, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve njohën procesin dhe rezultatin. Mund të themi që Kosova zhvilloi një proces zgjedhor të mirë. Shqipëria mund të mësojë nga mënyra si i bën zgjedhjet Kosova”.
Vlora Çitaku sot mban konferencë për media
Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë