Lufta në Ukrainë dhe përgjigja e NATO-s ishte padyshim tema kryesore e takimit jo zyrtar dyditor të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në rang të Ministrave të Jashtëm të mbajtur në Berlin.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin në kryeqytetin gjerman, i cili paraprin samitin e NATO, në fund të muajit qershor në Madrid.
Xhaçka tha se bashkimi është çelësi i sigurisë kolektive të aleancës, ndërsa bëri me dije se vendi ynë do të jetë pjesë e grupit të ri të luftimit në Bullgari.
“Të gjithë do të bëjmë gjithçka mundemi t’i japim Rusisë mesazhin e aleancës së bashkuar”, u shpreh ajo, raporton A2 CNN.
Për të, NATO duhet të vijojë politikën e dyerve të hapura për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën e cila ndan të njëjtat vlera, si një kontribut i sigurisë së Evropës në tërësi. Ministrja shqiptare mbështeti edhe vendimin e Finlandës dhe Suedisë për të filluar praktikat e aderimit në NATO.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...