Ministrja e Jashtme e Suedisë, Anne Linde, gjatë një konference për mediat me kryeministrin Edi Rama, shprehu mbështetjen që i ofron Shqipërisë në rrugën për anëatrësimin në BE.
Po ashtu, ajo ka vlerësuar qeverisë shqiptare për punën që ka bërë në sistemin e drejtësisë, veçanërisht në procesin e Vettingut.
Në fokus të takimit ka qenë angazhimi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve për të luftuar kundër krimit të organizuar.
“Suedia mbështet Shqipërinë në vendimin për hapjen e bisedave për zgjerimin e BE dhe vlerësojmë punën e vështirë dhe serioze që ka bërë qeveria juaj për përgatitjen për kandidaturën për anëtarësimin për të ardhmen, kur shohim raportet një fushë ku keni qenë të suksesshëm është shteti i së drejtësisë, sistemi në drejtësi, dhe jam këtu si mund të bashkëpunojmë. Kemi probleme me krimin e organizuar dhe do të marrim mbështetje nga vende të ndryshme në këtë luftë, bandat kriminale janë në bashkëpunim me territorin Europian, nëse e luftojmë këtë fenomen, mund të kemi disa ndryshime. Jam shumë mirënjohëse që Rama ishte i hapur dhe konstruktiv duke u përpjekur që të bëjmë gjëra në këtë aspekt”, deklaroi Anne.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç