Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka zhvilluar një vizitë në shkollën 9-vjeçare “Gustav Mayer” në Tiranë, në lidhje me përgatitjet në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.
“Takova mësuesit e shkollës 9-vjeçare Gustav Mayer”- shprehet ajo, ndërsa nënvizon se “sikurse 28 mijë mësues të tjerë, ata janë duke bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor”.
Ministrja Shahini shton se mësuesit kanë marrë të gjitha masat për mbrojtjen e vet dhe nxënësve të tyre, e në të njëjtën kohë, janë plotësisht të gatshëm për t’u ballafaquar me këtë vit shkollor shumë sfidues.
Ndër të tjera ajo thotë se një nga sfidat kryesore të kthimit në shkollë është ruajtja e shëndetit të mësuesve, ndaj të gjithë së bashku po bëjnë çmos që t’u mësojnë nxënësve dhe të ndjekin zbatimin e protokollit të kujdesit shëndetësor.
Në fund, Ministrja Shahini shpreh një falënderim për të gjithë mësuesit:
“Unë, me të vërtetë ndihem shumë krenare për mësuesit tanë, të cilët po mundësojnë kthimin e nxënësve nëpër shkolla. Të gjithë mësuesve, një faleminderit të madhe me zemër!”/arbresh.info/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...