Google ADS

Ministrja Shahini emëron Rektorin e ri të UT

13:46 | 15 Prill 2019
Arbresh.info

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, pas pezullimit nga detyra të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, në vend të tij ka komanduar Bernard Dosti.

Dosti, aktualisht Zv/Rektor në Universitetin e Tiranës, do të mbajë këtë pozicion deri në përfundim të çështjes dhe dhënies së vendimit të formës së prerë.

Rektori i komanduar mban titujt, Profesor i Asociuar dhe Doktor, gradë kjo e mbrojtur në vitin 2011. Gjithashtu, është lektor me kohë të plotë në Depatamentin e Ekonomiksit në Fakultetin e Ekonomisë.

Ndërkohë kujtojmë se pezullimi i Rektorit Mynyr Koni u bë tre ditë më parë me urdhër të Ministres, sipas së cilës, gjatë një kontrolli në Universitetin e Tiranës ishin gjetur shkelje të rënda ligjore./vizion plus

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme