Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video ku pacientët e shtruar në spitalin infektiv komunikojnê me familjarët përmes tabletave të vendosur në dispozicion për këtë qëllim.
Para disa ditësh Manastirliu takoi familjarët e pacientëve të shtruar me Covid19, në pikën e informacionit të ngritur pranë spitalit infektiv, për të dëgjuar shqetësimet dhe për të folur për elementët e rinj të komunikimit të familjarëve me pacientët përmes tabletave.
Statusi i plotë i Ministres Manastirliu:
Në situatën e pandemisë në gjithë spitalet Covid, stafet mjekësore veç dedikimit dhe kujdesit profesional për pacientët, janë kujdesur në çdo moment, që të komunikojnë me familjarët për t’i informuar për gjendjen shëndetësore të pacientëve që ndjekin, për çdo përmirësim apo shqetësim në lidhje me gjendjen shëndetësore të tyre.
Veç terapive të mjekimit dhe ndjekjes së gjendjes klinike për çdo pacient, po kujdesemi dhe për mbështetjen emocionale dhe sociale të pacientëve nëpërmjet vendosjes të komunikimit të tyre direkt me familjarët.
Kemi vendosur dhe mënyrë tjetër komunikimi, përmes tabletave të posaçme për video-telefonata, për t’ju dhënë zemër dhe mbështetje pacientëve të shtruar në spital me #covid19, nga familjarët e tyre, që presin me padurim të komunikojnë me të afërmit dhe t’i përcjellin dashurinë dhe mbështetjen në këto momente.
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...