Ministrja Manastirliu: Nuk ka dëmtime në strukturën e spitalit në Durrës, pas tërmetit të fundit

15:23 | 28 Nëntor 2019
Arbresh.info

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes në një deklaratë për media shprehet se ekspertët pas një akti konstatimi për dëmet nga tërmeti, nuk ka dëmtime në strukturë por dëme të cilat mund të rikuperohen dhe është marr masa për të ndërhyrë.

“Ashtu siç ju informova ekipi ekspertëve bën një akt konstatimi për dëmet të cilat janë konstatuar në këtë spital edhe me lëkundjet e fundit sizmike.

Nuk ka dëmtime në strukturë por disa dëme që duhet të rikuperohen, kemi marr masa për të ndërhyrë për të mos munguar shërbimi në kohë i ambulancave dhe trajtimi i të lënduarve apo pacientëve të tjerë. Do të fillojë punë për të mbyllur hyrjen kryesore për të hapur një tjetër dytësore dhe të vazhdojmë punën. Pjesa tjetër është e rikuperueshme, por e rëndësishme është të vazhdojmë shërbimin ndaj personave të prekur”,ka thënë ministrja.

E pyetur nga gazetarët se si është gjendja dhe situata e Ram Lalës ajo shprehet:

“Jemi duke e vlerësuar, po përgatitet epikriza, do të transportohet siç është menduar, jemi në pritje të këtij informacioni por s’mund të themi një informacion të saktë”.

“Në spitalin e Durrësit janë 20 pacientë janë duke marr trajtime dhe në shërbimin e ortopedisë ka ende pacientë që po marrin shërbimin e duhur. Ata të cilët kërkojnë ekspertizë i kemi kaluar tek spitali i Traumës ose Nënë Tereza. Është bërë një punë e mirë nga stafi i spitalit”, shton ministrja.

“Nga spitali i traumës kemi çuar për ndihmë në Itali të Marli Shkodra. Të gjithë që shfaqen komplikacione ne kemi mundësinë të transferojnë, të kujdesemi për pacientët. Kemi mundësi na e kanë ofruar partnerët jashtë vendit për të trajtuar çdo rast. Për momentin situata është nën kontroll”, shton Manastirliu./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme