Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali përpara delegatëve socialistë në Kongresin e PS, deklaroi se Shqipëria e ka fituar luftën me kanabisin.
Sipas ministres, vendi ynë nuk është më në hartën e vendeve problematike. Për rrjedhojë, vazhdoi Spiropali, qeveria do të nisë punën për legalizimin e kanabisit, pasi 61% e qytetarëve shqiptarë u shprehën pro.
“Luftën me bimët narkotike e kemi fituar. Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve problematike. 61% shqiptarë janë dakord që vendi të kontrollohu kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Një qasje e tillë do të dekurajojë ilegalitetin dhe kriminalitetin. Ne do e dëgjojmë zërin e tyre dhe do të hapim një front të ri pune dhe duke luftuar kriminalizimin e këtij fenomeni”, tha Spiropali.
Më tej ministrja u ndal edhe tek “Ballkani i Hapur”, nismë të cilën e konsideron në interes të Shqipërisë.
“Nisma e Ballkanit të Hapur është në interes thelbësor të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve në rajon. I jep më shumë frymëmarrje lëvizjes së mallrave. Qarkullimi i mallrave në këtë treg ëhstë fragmentarizuar”, u shpreh ajo./abcnews.al/
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”