Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka folur në lidhje me shëndetin e dy mjekëve shqiptarë të cilët janë prekur nga COVID-19.
Mjekët e njohur, Dhimitër Kraja dhe Roland Xhaxho, kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, ndërsa Kraja raportohet të jetë shëruar.
Masanstirliu për Ora News tha se doktor Kraja tashmë është shëruar dhe ka premtuar se do t’i rikthehet shërbimit, ndërsa Ronald Xhaxho është në gjendje të stabilizuar, duke shtuar se është duke u ndihmuar mjekëve në Spitalin Infektiv në Tiranë.
“Prof. Dhimitër Kraja ka rezultuar negativ nga testimi i fundit, pra është i shëruar dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Kur bisedova me të më tha që do të rikthehet në shërbim. Ndërsa prof. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar. Sot bisedova me të dhe është duke dhënë një dorë për mjekët e infektivit aty në spital, edhe pse është vetë i prekur. Shembuj të tillë janë frymëzues”, tha Manastirliu. /OraNews/
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero