Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly, do të zhvillojë nesër vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të pritet nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.
Vizita e ministres së Jashtme kanadeze në Shqipëri vjen si pjesë e turit të saj në Evropë, që përfshin Slloveninë, Maqedoninë e Veriut dhe vendin tonë.
Kjo është vizita e dytë e një ministri të Jashtëm kanadez në Tiranë, në harkun kohor prej 9 vitesh.
Vizita e ministres Melanie Joly në Shqipëri dëshmon për intensifikimin e shkëmbimeve dhe dialogut politik të nivelit të lartë ndërmjet dy vendeve.
Marrëdhëniet politike dhe diplomatike Shqipëri-Kanada janë zhvilluar akoma më shumë gjatë këtyre viteve, me ndikim të drejtpërdrejtë në fuqizimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të ndërsjellë.
Të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta dhe si aleate në NATO janë të angazhuara për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Ministrja e Punëve të Jashtme e viziton Shqipërinë në një kohë kur roli dhe kontributi i Kanadasë në arenën ndërkombëtare është rritur ndjeshëm, ku spikat roli aktiv i ministres Joly dhe kur vendi ynë prej më shumë se një viti e gjysëm shërben si vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB dhe gjatë muajit Shtator do të ketë Presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit. /tvklan.al
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...