Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka bërë me dije se do të hapet një akademi për barinjtë, si edhe do t’i subvencionojnë vetëm për mbajtjen e tufës.
Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ministrja tha se të qeni bari është një profesion i vështirë, e për pasojë duhet që shteti t’i mbështesë ata.
“Në 2022 ne do të aksesojmë dyfishin e fondeve të BE që kishim nga 94 do të shkojmë 146 milionë euro.
Bashkë me 7.2 miliardë lekë që do të shkojnë për fermerët dhe blegtorët, që po ne e dimë që blegtoria ka një rënie, sepse është e vështirë, nuk duan njerëzit të shkojnë në mal të jenë barinj.
Barinjtë duan të bëjnë një profesion që është më i lehtë, pse nuk bëhesh ti bari sepse është e vështirë.
Është një profesion që është e vështirë dhe duam ta ruajmë dhe do të nxisim të rinjtë, do shkojmë t’i gjejmë, do bëjmë një akademi për këtë, dhe do i subvensiojmë vetëm për mbajtjen e tufës.
Jemi të vetëdijshëm për këtë problem, duam të mbështesim fermat e mëdha. Të bashkohen fermerët të mos mbajnë nga një lopë”, tha Krifca./javanews/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...