Ministrja e re e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka thënë se një nga kërkesat e studentëve, ajo e rritjes në 5% të buxhetit për arsimin e lartë është e parealizueshme në këtë fazë, sepse duhet të krijohet një plan buxhetor afatgjatë.
E ftuar në emisionin ‘Mbrëmje Ide’, Shahini ka thënë se këtë rritje nuk e ka asnjë vend në rajon, madje as vende si Gjermania, Danimarka dhe Kanadaja që janë afër 5%, pra nuk e kanë arritur pavarësisht se atje qytetarët taksohen për 40% të punës.
“5% rritje është një kapërcim i madh dhe nuk e ka rritur asnjë vend në rajon. Eshtë thjesht e pamundur që të arrihet një rritje e tillë e buxhetit për arsimin, sepse nuk është vetëm për arsimin e lartë.
Asnjë vend në rajon nuk e realizon në afat të shkurtër. Ajo që mund të bëjmë është të krijojmë një plan afatgjatë 10-vjeçar që të çojë në një rritje serioze dhe të mjaftueshme për arsimin e lartë.
Për një periudhë të caktuar kohore do kemi një rritje të GDP për arsimin, por të themi 5% është e parealizueshme për gjithë rajonin. 5% për arsimin nuk mund të bëhet në këtë fazë.
Vendet si Gjermania, Danimarka, Kanadaja që kanë një investim afër 5% të GDP-së në arsim, mënyra si taksojnë qytetarët është ndryshe nga se taksohet në Shqipëri. Atje taksohet rreth 40 % e punës së tyre, këtu taksohet 5% e punës”, ka thënë Shahini.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...