Ministrja teknike e Arsimit po tenton tanimë të thyejë kufijtë e pushtetit të saj, e këtë e tregon llogaria që i ka kërkuar Kosovës me anë të një e-maili zyrtar.
Edhe pse teknikja duhet të ishte larguar nga kabineti pas zgjedhjeve, mesa duket ca lezete të vogla e ca lukse imagjinare të sajat e kanë mbajtur atë peng. Kjo e Karabinës, nuk ishte dëgjuar më parë.
Pas kthimit nga një seminar të mbajtur në Gjakovë, ministria Karabina i ka kërkuar llogari Kosovës se pse nuk është akomoduar në hotel me 5 yje. Pra, pse në Gjakove s’ka hotel për nivelin e zonjës Karabina.
Më anë të një e-maili të shkruar keq, më plot gabime drejtshkrimore, ajo që shihet është fakti se Karabina kërkon llogari se pse nuk ka qenë akomoduar mes luksit, por në një hotel normal , raporton lexo.al.
Por jo vetëm kaq. Karabina ndjehet e fyer që edhe këshilltarët e saj, që janë lart në hiearki, nuk janë respektuar si duhet. Edhe atyre ju ka munguar luksi në Gjakovë. Ajo i kërkon poashtu edhe detaje të tjera mbi seminarin, organizatorët e buxhetin,
Kjo duhet t’i ketë lënë me gojë hapur zyrtarët në Prishtinë, megjithatë, Karabina pret akoma përgjigje se si ka mundësi, nuk u akomodua në hotel me 5 yje.
Ngjan e gjitha si një shaka në fakt, por më poshtë Lexo.al po ju sjell mailin e plotë të dërguar në datë 3 gusht nga asistentja e Karabinës në në adresë të Ministrisë së Arsimit në Kosovë.
E-MAILI ZYRTAR:
“From: Sekretaria MAS
Sent: 03 August 2017 11:10
To: Anila Ferizaj <[email protected]>
Cc: Zamira Gjini <[email protected]>; [email protected]
Subject: Kerkese per informacion
Pershendetje znj. Ferizaj!
Sikunder jeni ne dijeni, ne Gjakove, u organizua Seminari i XIII, i mesimit plotesues ne diaspore.
Ministrja e Arsimit, u tregua e gatshme per te marre pjese duke e pare si nje detyrim kushtetues per promovimin e ruajtjes se vlerave dhe traditave kulturore te shqiptareve kudo qe ndodhen, por edhe ne shenje respekti te punes dhe misionit te mesimdhenesve ne diaspore.
Ministri i Arsimit veren se organizimi i Seminarit ishte jashte çdo standardi te nivelit zyrtar e human, si dhe jashte qellimit qe ai kishte.
Ne lidhje me situaten e krijuar Ministri i Arsimit dhe Sportit kerkon te informohet:
Kush ishin personat pergjegjes qe kishin marre persiper akomodimin dhe mbarevajtjen e punes se seminarit? Ju kujtojme, Dhoma ku u akomodua Ministri i Arsimit, ishte jashte çdo standardi per nje nivel te tille perfaqesimi.
Me VKM, Ministri akomodohet ne hotel me pese yje ne rastet e pjesemarrjes se tij ne aktivitete zyrtare.
Stafi i ngushte qe e shoqeronte Ministrin e Arsimit (Keshilltaret e saj) u trajtuan ne nje menyre krejt te padenje, per nivelin e hierarkise qe ata kane dhe per ate ç’ka perfaqesojne ne institucion;
Hoteli ne te cilen u be akitiviteti ishte i pa pershtatshem, jo vetem per nje nivel te tille perfaqesimi por edhe per nje nivel mëse normal. Ai nuk permbushte asnje standard, per mbarevajtijen e nje aktiviteti te tille. Mjedisi ne te cilin do te zhvillohej Seminari ishte pa kushte ajrosje dhe ne nje temperature te larte.
Ministri i Arsimit kerkon te dije nese pala e Republikes se Kosoves, ishte e njoftuar per pjesemarrjen e Ministrit te Arsimit dhe stafit qe e shoqeronte ne kete aktivitet?
A i kane te qarta detyrimet ligjore dhe zyrtare organizatoret e Seminarit XIII ne Gjakove? Nese po, si e shpjegojne krijimin e nje situte te tille te paprecedente?
Ministri i Arsimit, kerkon gjithashtu te informohet sesa eshte buxheti i ofruar nga pala shqiptare dhe ajo kosovare ne perputjhje me marreveshjen mes dy vendeve, dhe si eshte shpenzuar ai ne rastin e Seminarit XIII te mbajtur ne Gjakove, duke marre ne konsiderate situaten dhe kushtet te cilat u konstatuan prej vete Minsitrit te Arsimit.
Ministri i Arsimit ja ka bere me dije situaten edhe homologut te saj ne Republiken e Kosoves.
Gjithashtu Ministri i Arsimit do te kerkoje nje proces auditimi te shpenzimeve financiare, per Seminarin e XIII ne Gjakove.
Persa u shpreh me siper Ministri i Arsimit kerkon nje informacion te hollesishem, per situaten e krijuar si dhe pergjegjesit qe shkaktuan kete ngjarje te pa precendente per protokollin shteteror dhe ne shkelje te te gjitha akteve ligjore dhe n/ligjore qe rregullojne punen e Ministrit te Arsimit.
Ky informacion te percillet ne rruge elektronike dhe i printuar ne paradhomen e Ministrit sot me date 03.08.2017, ora 14.30.
Behije Çerpja
Asistente e Ministrit
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Rruga e Durrësit, Nr. 23, ALB-1001 Tiranë, Albania
Mobile: +355 684194470
Email: [email protected]
web site: www.arsimi.gov.al” (LEXO.AL)
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...