Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, priti në një takim kortezie Përfaqësuesin e ri të Përhershëm të Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas dhe Maryam Salim, e fundit kjo që përfundon me sukses mandatin e saj 4-vjeçar në vendin tonë.
Gjatë këtij takimi, Ministrja Denaj shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për kontributin që Banka Botërore ka dhënë në vite për Shqipërinë, në mënyrë të veçantë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në zhvillimin e reformave kyçe ekonomike.
Gjithashtu, Ministrja shprehu angazhimin se, sëbashku me Bankën Botërore në Shqipëri, qeveria shqiptare do të vijojë zbatimin e masave për uljen e ndikimit të pandemisë në ekonomi dhe rimëkëmbjen e shpejtë të saj në të ardhmen./tch
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...