Ministria e Shëndetësisë sot ka rikujtuar se është dita e fundit për të gjithë doktorët e mjekësisë të paraqiten në tirrjen e ministrisë. Ata me licencë për punë duhet të kalojnë gjashtë muaj punë në mbrojtjen shëndetësore primare në shtëpitë e shëndetit, si një nga kushtet për të regjistruar specializimin, transmeton portalb.mk.
Ky kusht është i domosdoshëm për punonjësit shëndetësor me arsim të lartë në mjekësi – doktorë të mjekësisë të cilët licencën për punë e kanë marrë pas datës 22 maj 2019. Mjekët duhet të kenë mbaruar punë praktike, të kenë kaluar provimin dhe të kenë marrë licencë për punë.
Puna 6-mujore do të realizohet në institucionet të shëndetësisë – shtëpi të shëndetit, spitale të përgjithshme me veprimtari të zgjeruar të cilët ofrojnë mbrojtje shëndetësore primare, si në Ndihmë të Shpejtë dhe në mjekim shtëpiak dhe në shëndetësinë preventive në shkollat parashkollore dhe në patronazhin polivalent.
Thirrja për interes duhet të dorëzohet në Ministrinë e Shëndetësisë me adresë rr. “50—ta Divizija” (Divizioni i 50-të), në numër 14, 1000 Shkup, më së voni deri SOT.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...