Ministria e Shëndetësisë deklaron se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.
Deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri.
Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë”, njofton ministria.
Të martën vendoset “fati” i Shtëpisë së Bardhë, çfarë pritet...
Parashikimi i motit për të dielen
Sfida e çuditshme, kush heqë më shumë qime nga trupi do të s...
Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë dënon ashpër bllokimin e ...
Pas puthjes, Arioni e Diana nisin të flasin për fëmijë
Sulm izraelit në periferinë jugore të Bejrutit/ Një i vrarë ...