Google ADS

Ministria e Shëndetësisë: 19 persona të lënduar

17:57 | 16 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion për të lënduarit e protestës së opozitës së bashkuar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nëntë punonjës të forcave të rendit, dy përfaqësues të medias dhe 8 protestues kanë marrë në kohe ndihmën mjekesore, fillimisht nga ekipet e terrenit te urgjences kombetare mjekesore dhe me pas jane derguar per mjekim te metejshem ne 3 spitalet universitare te Tiranes. Pasi kane marre trajtimin mjekesor, aktualisht 19 personat e lenduar gjate protestes se sotme, kane lene spitalin dhe jane ne gjendje te mire shendetesore.

15:18- Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 5 policë, të lënduar me mjete të forta, në kokë dhe në kurriz, janë transportuar për trajtim të specializuar në spitalin universitar të Traumës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.

Ndërkaq sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë mbetur të lënduar edhe dy perfaqesues te medias dhe 5 protestues.

Aktualisht po marrin trajtimin e nevojshem dhe mjeket konfirmojne se jane ne gjendje te stabilizuar shendetesore. Me heret, 2 police me demtime ne koke dhe kurriz,nga mjete te forta, u derguan ne spitalin e Traumes, ku po marrin mjekimin e duhur mjekesor. Ne total, jane 15 persona qe po marrin trajtim mjekesor ne 3 spitalet universitare te Tiranes. Urgjenca mjekesore ne terren dhe ne spitale eshte ne gatishmeri te plote.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme