Ministria e Jashtme e Shqipërisë: S’ka viktima shqiptare në Kanalin Anglez

19:21 | 14 Dhjetor 2022
Emir Abduramani

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur këtë të mërkurë në Kanalin Anglez, ku si pasojë e mbytjes së një varke, humbën jetën katër emigrantë.

Pyetur nga Euronews Albania, ky institucion bëri të ditur se asnjë nga viktimat, nuk ka kombësi shqiptare. Sipas disa informacioneve jo zyrtare, thuhet se një i mbijetuar, është shtetas shqiptar.

Katër persona janë mbytur pasi një varkë me emigrantë u ndodh në vështirësi teksa po kalonte Kanalin Anglez.

Sipas informacioneve të fundit, 43 persona janë shpëtuar, 30 prej të cilëve ndodheshin në ujë. Një operacion madhor kërkim-shpëtimi u zhvillua në ujërat mes lokalitetit të Kentit dhe Francës, nën kushte të vështira moti.

Episodi i rëndë vjen një ditë pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak njoftoi strategjinë e re për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm përmes La Manshit, duke e vënë theksin tek fluksi i emigrantëve shqiptarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme