Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë: Moti i ngrohtë solli superprodhim të perimeve

17:59 | 24 Tetor 2019
Arbresh.info

Prodhimet bujqësore të mbetura pa shitur në Myzeqe, bëri që fermerët në mungesë të tregut të hedhin tonelata me domate në kanal. Por situata e fermerëve në Lushnje, nuk ka ndikuar për cmimet në tregjet e Tiranës. ABC News pa nga afër situatën në disa tregje.

Tregtarët në kryeqytet shprehen se çmimet janë të lira për stinën ku ndodhemi, pasi 1 kg domate vendi varion nga 30 deri në 80 lekë.

Në një reagim për ABC News, Ministria e Bujqësisë bën të ditur se shkaku i protestës së fermerëve të Myzeqesë lidhet me ngërçin e krijuar me eksportin e domates dhe çmimin e ulët për shkak të motit të pazakontë për stinën.

Sipas Ministrisë, për këtë arsye, zona e myzeqesë ka pasur super-prodhim të domates, duke sjellë për pasojë edhe ulje të eksporteve. Fermerët kërkojnë nga qeveria që t’u garantojë një treg për prodhimet e tyre bujqësore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme