Ministrja e Arsimit Besa Shahini u ka mbyllur universiteteve, derën e shkollave të mesme. Nëpërmjet një urdhri, Shahini ka ndaluar perdorimin e mjediseve të gjimnazeve për promovimin e programeve universitare të studimit.
Universitetet nuk do të sqarojnë gjimnazistët për programet e studimit që ato ofrojnë, mundësitë që kanë për t’u shpallur fitues në një degë të caktuar apo kriteret që duhet të plotësojnë nëpër shkolla.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, më 26 Shkurt ka urdhëruar ndalimin e përdorimit të mjediseve të institucioneve të arsimit parauniversitar për zhvillimin e aktiviteteve, panaireve dhe promovimin e programeve të studimit nga universitetet.
Madje në pikën e dytë të këtij urdhri shkruhet se nëse një Institucion i Arsimit të Lartë kërkon të zhvillojë një veprimtari me nxënësit, kjo duhet të koordinohet nga institucionet arsimore vendore përgjegjëse për arsimin parauniversitar.
Por ato duhet të zhvillohen pas përfundimit të procesit mësimor në mjedise jashtë institucioneve të arsimit parauniversitar dhe sipas një kalendari të përcaktuar.
Në urdhër nuk reflektohet ndonjë arsye se pse ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ka vendosur t’i mbyllë derën e shkollave të mesme universiteteve, por vendimi bie ndesh me kërkesat e nxënësve, të cilët shprehen se përpara se të zgjedhin një program studimi duhet të jenë të informuar rreth tij./abcnews.al
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt