Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se të hënën në shkollat e qarqeve Tiranë, Durrës dhe Elbasan, nuk do të zhvillohet mësim.
Sipas saj, e hëna do të jetë ditë pushimi edhe për prindërit e nxënësve të shkollave 9-vjeçare, të cilët punojnë në administratën shtetërore.
“Është e kuptueshme dhe duke marrë këtë parasysh dhe duke dëgjuar psikologët kemi vendosur që dita e nesërme në Tiranë, Elbasan dhe Durrës do jetë pushim”, tha ministrja Shahini.
Ajo duke dhënë hollësi nga dëmtimet e tërmetit të së shtunës tha se janë 98 shkolla, të cilat kanë pësuar dëmtime nga tërmeti. Bëhet fjalë për plasaritje fasadash, por që janë pastruar.
“Sot kemi vetëm dy shkolla që janë raportuar në gjendje jo të sigurta, një qendër Bërxullë që do sillen në shkollën qendër. Një tjetër në periferi të Tiranës”, ka përfunduar ajo. /RTSH/
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat