Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë me anë të një deklarate për mediat ka bërë me dije se deri më tani shumica e shkollave janë të paprekura fare dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje.
“Ka disa shkolla me dëmtime të vogla në Tiranë dhe Durrës, të cilat konsistojnë kryesisht në plasaritje të lehta muresh të jashtme dhe që fatmirësisht nuk pengojnë aspak vijimin e procesit të mësimit ditën e hënë”- u shprej në një komunikatë MASR.
“Njëkohësisht, informojmë se ekipet e ministrisë dhe të institucioneve të saj të varësisë janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës. Ditën e nesërme do të jenë po në terren në mënyrë që të garantojmë se secila shkollë është e sigurtë për t’u hapur të hënën për vijimin normal të mësimit”-përfundoi ministria deklaratën.
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel