Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi dha sot një lajm të mirë për mësuesit e arsimit profesional, duke zgjedhur festën e 7 marsit për ta bërë publik.
Në shkollën profesionale “Beqir Cela” në Durrës, u nderuan 3 mësues në prag pensioni, shoqëruar edhe me premtimin e ministrit Klosi, për rritjen e pagave të mësuesve, bazuar në ligjin e ri për arsimin dhe formimin profesional.
“Tani është momenti që ne të rishtrëngojmë edhe njëherë bisedën dhe të kuptojmë se edukimi sipas kërkesës së tregut të punës është e ardhmja e edukimit në të gjithë botën. Trajtim të vazhdueshëm dhe trajnim të vazhdueshëm. Rritja e pagës që ndodh për mësueset, që nga 1 marsi është falë përpjekjes shumë të madhe që bota pedagogjike po bën në Shqipëri. Rritja e pagës për mësueset vjen si nevojë e forcimit të shkollës, e forcimit të edukimit dhe forcimit të profesionit në tregun e punës që çdo mësues prodhon.”- tha ministri Klosi.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...