Ministri i Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri ka zhvilluar një konferencë me përfaqësues të Shoqëritë Private të Sigurisë Fizike (SHPSF). Të pranishëm në konferencë ishin drejtori i Policsë së Shtetit Haki Cako dhe zyrtarë të tjerë të policisë.
Tahiri u shpreh se nuk do të ketë më pagesa me rrogë nën 330 mijë lekë për çdo polic privat, ndërsa tha se në disa kompani ka punonjës nën 60 vjeç që paguhen me lëmoshë. Gjithashtu ministri tha se kompanitë privatë duhet të respektojnë ligjin për pagën minimale.
“Zbatoni detyrimet ligjore dhe kontraktuale me kompanitë. Brenda një muaji secili të përmbushë detyrimin ligjor duke paguar me minimumin që përcakton ligji për çdo punonjës. Kështu iu themi shqiptarëve se ofrojmë një standard më të lartë sigurie, pra që 9000 punonjësit e policisë private paguhen minimalisht nga 330 mijë lekë në muaj. Realiteti juaj në letra është siç e kërkon ligji, e vërteta është se ka punonjës që paguhen as sa gjysma e asaj që përcakton ligji. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Kemi të gjtiha mundësitë që të ofrojmë më shumë siguri, standarde cilësore, në raport me punën që bëni për qytetarët, bizneset dhe sigurinë e përgjithshme”, u shpreh Tahiri.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...