Google ADS

Ministri shqiptar rrëfen tmerrin: Isha në parlament, familjen e kisha të bllokuar në autostradë

22:07 | 1 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Një prej ministrave te kabinetit qeveritar ka rrëfyer sot se si i përjetoi përmbytjet e natës së kaluar që bllokoi qindra qytetarë në autostradën Tiranë-Durrës.

Në emisionin news 24 ministri për Diasporen, Pandeli Majko tregoi se ndërsa ai ishte në parlament, familja e tij ndodhej në autostradë, pasi po kthehej në Tiranë, raporton “BalkanWeb”.

“Unë kam pasur familjarët e mi mbrëmë në makinë dhe megjithëse isha në podiumin e parlamentit arrija të ndieja shqetësimin e tyre, jo vetëm se kisha familjen time por se ata më tregonin online se çfarë po ndodhte dhe me të vërtetë ka qenë një situatë e jashtëzakonshme”, tha Majko. Autostrada Tiranë-Durrës, sidomos tek Qafa e Kasharit ishte totalisht e bllokuar dhe uji arrinte në 1 metër./balkan web

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme