Ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi ka marrë pjesë në takimin e pestë të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën, me ftesë të sekretarit të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin dhe shefit të Shtabit të Bashkuar të SHBA, gjeneral Mark Milley.
Peleshi ishte i shoqëruar edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral brigade Arben Kingji, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Në takimin e pestë që u mbajt në Bazën Ajrore amerikane në Ramstein, Gjermani, morën pjesë ministra dhe shefa të shtabeve nga mbi 50 vende të botës përfshi edhe Ukrainën.
Vendet pjesëmarrëse konfirmuan unitetin dhe zotimin në mbështetje të Ukrainës, përballë agresionit rus. Shqipëria nga ana tjetër rikonfirmoi gatishmërinë e saj për të ofruar mbështetjen dhe ndihmën brenda kapaciteteve të saj, për të zbutur pasojat që rrjedhin nga lufta në Ukrainë.
Kurti mirëpriti sportistë pjesëmarrës të garave ndërkombëtar...
Për çfarë po vuan dënimin tash e 20 vjet Bedri Krasniqi dhe ...
Vitia dhe Krasniqi nesër vizitojnë Mamografin Mobil në Komun...
E akuzuan që është pronar i terminalit doganor, Sami Lushtak...
OKB: Bota larg cakut për luftim të ndryshimeve klimatike
Vesel Demaku, një tjetër talent që i thotë ‘Po’ Kosovës